Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës në bashkëpunim me Ansamblin „TROJET“, më 22.02.2020 në Winterthur, realizuan një koncert artistik me valle, këngë, recitime dhe humor për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës. I falënderojmë të gjithë mysafirët për ardhjen e tyre, pjesëmarrësit, anëtaret dhe prindërit e anëtareve për kontributin e tyre. Pjesëmarrës: Grupi artisitik i Shoqatës Kulturore ‘Kërçova’-Zvicër; Laura Kastrati, Luljeta Fetahu, Mentor Mushkola, Xhemail Murtishi, Krist Lleshi, Flutur Bytyqi dhe Ismet Krasniqi “Lala”. Koregraf dhe udhëheqës artistik: Arsim Berisha. Moderatorë: Qendresa Kuqi dhe Blerim Bunjaku. Sponsor medial: TVSH.  E falënderojmë Lulzim Hasin për këto fotografi.