Me 9 dhjetor 2018, në orën 14,00 në Winterthur të Zvicrës (kantoni i Cyrihut)
Ansambli “Trojet” organizoi promovimin e librit “URAT E KOMUNIKIMIT KULTUROR”
(Kontaktet me diasporën shqiptare të Zvicrës– reportazhe, kronika, recensione)
Autor: Ismet Krasniqi-LALA . Schulhaus Matenbach, Talgutsr 71
Për librin folën Shefqet Dibrani dhe Brahim Avdyli. Në emër te recensentit të librit, Muharrem Blakaj, i cili gjendej në Kosovë, recensionin e tij e tij lexoi aktori Ramadan Morina. PO ashtu, u lexua para te pranishmëve edhe letra përshëndetëse e Ibish Nezirit, i cili gjendet në Zagreb për të marr pjesë në një simpozium kushtuar Adem Demaçit. Pat edhe pika artistike nga Flutur Bytyqi. Promovimin e drejtoi Zeqë Gashi, kryetar i Ansamblit “Trojet”.
Më pas të pranishmit i përshëndeti autori i librit dhe njëkohësisht e falënderoi Ansamblin “Trojet” për organizimin. Po ashtu, u zhvillua një bisedë me të pranishmit me pyetje të ndryshme për krijimtarinë, aktrimin e humorin etj.
Ne fund të promovimit organizatori shtroi një koktej për të pranishmit.
Promovimi i librit “Urat e komunikimit kulturor” të autorit Ismet Krasniqi – Lalabesarhuseini@gmail.com2021-09-13T10:20:28+02:00