Ansambli “TROJET” nga ora 17:00 filloi kremtimin i festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, fillimisht me Ekspozitën Kolektive të Artit Pamor dhe më vonë filloj më program artistik këngë dhe valle organizuar nga Ansambli “TROJET” ,recitime nga nxënësit e LAPSH, Zürich. Pjesëmarrës në programin atristik ishin edhe Ansambli ,,Arbresha,, – Sirnach udhëhequr nga Nua Uka, këngë me qifteli Solisti i mirënjohur Nikollë Shtufi , këngëtari i mirënjohur Faton Isufi, poashtu Berat Shala , Flutur Bytyqi si dhe këngëtarja e mirënjohur që enkas erdhi nga Kosova Vjollca Buqaj.
Udhëheqësi artistik , koreografi i mirënjohur Arsim Berisha ka pregaditur për këtë mbrëmje festive një mori vallesh nga trojet Shqiptare. Hapja e programit artistik me koreodramën kushtuar manifestimit të Pavarësisë, si dhe Vallja e Pavarësiesë. Artistja e talentuar e Ansamblit “TROJET” Futur Bytyqi interpretoj shkelqyeshem këngën “Baresha” të Nexmije Pagarushës, po ashtu krahas Aktorit Adem Kicaj bëri edhe moderimin e mbrëmjes . Aktori dhe regjisori i mirënjohur Shqiptar Adem Kicaj poashtu recitoj poezinë ” Erdhi Dita” .
Ansambli “TROJET” nikoqir, ju është faleminderuar pjesëmarrësve në program si dhe autorëve krijues- pjesëmarrës në Ekspozitën kolektiveku u ndanë dhe mirënjohje ; Idriz Berisha, Mal Myrtaj , Arsim Berisha, Gani Bytyqi, Drita Kengji , Marigona Toma, Valentina Mareci, Agron Bajrami, Bashkim Beqiri,si dhe Abetare Berila . Mirënjohje ju ndanë në shenjë baskpunimi: Adem Kicaj, Vjolca Buqaj, Faton Isufi, Berat Shala, Agim Pajaziti si dhe Ansamblit “VATRA”, dhe Ansamblit “ARBRESHA”.
Nga zemra e faleminderojmë për prniminë e rregullt në kremtat e Pavarsiesë së Kosovës Dr. Sali Sefa Konsull në Ambasaden e Bernit, Kryetarit të Shoqatës së krijuesve Shqiptarë në Zvicër z. Dan Kosumi , Krijuesve aristëve , artëdashëve , përfaqësuesit LAPSH z. Naser Ulaj si dhe përfaqësuesve të Shoqatave dhe Ansabmleve. Mirënjohje e falënderim për Sponzorët e Ansamblit “TROJET”; KTV- Swis z. Shaban Morina, GODENI Versicherung, ENIX- Blerim Bunjaku, www.kunst-berisha.ch, Autoshkolla PACOLLI, Alba Kos, Antigona Kica, Autoshkolla Arti, si dhe të gjithë donatorve të tjerë ,që pa ndihmën e tyre do të ishte më e vështirë mbajtja e manifestimeve tona . Faleminderim të përzemërt për të gjithë antarët, prindërit të Ansamblit “TROJET” që rregullisht angazhohën për mbarvajtjen e organizimeve tona festive. Faleminderim për media: ,,albinfo,, si dhe të gjithë publikut-adhuruesve tonë të mrekullueshem.