Project Description

Te nderuar bashkatdhetar,
dëshirojmë që për mes këtij postimi të falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë në koncertin tonë festiv me 24.11.2018, i cili u organizua me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit.
Për ne ishte një mbrëmje e bukur dhe madhështore, ku mbi 500 spektator, shumë prej të cilëve edhe duke qendruar në këmbë gjatë gjith kohës, ndjekën me vemendje çdo pikë të programit, duke e përkrahur dhe duartrokitur atë.
Në veçanti falënderojmë publikun, që na përcjell në çdo shfaqje tonën, në numër aq të madh.
Falënderojmë të gjithë antarët, prindërit, miqt, artdashësit, ata që kanë kontribuar dhe kontribuojnë që Ansambli „TROJET“ të funksionoj në këtë mënyrë si deri tani. Falënderim edhe për përfaqësuesit e shoqatave, ansambleve, LAPSH-it, znj. Shukrije Ramadani këshilltare për kulturë në konsullaten e Republikes së Kosoves në Zürich, portalet dhe mediat që përcjellin aktivitetet tona vazhdimisht.
GËZUAR ..