Në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri, Ansambli „TROJET“ Winterthur anulon koncertin artistik planifikuar për Festën e Flamurit më datën 30.11.2019 në Winterthur.
Zyrtarë nga Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike e Kosovës bënë një vizitë në ambientet e ansamblit tonë ku, ndër të tjera, patën një takim pune me këshillin koordinues për mbledhjen dhe grumbullimin e mjeteve për ndihmë emergjente të goditurve nga tërmeti në Shqipēri. Po ashtu, kryesia ka marrë vendim që nga arka e Ansamblit të ndajë një shumë simbolike prej 1000 CHF. Ndërkaq, në këtë mbrëmje në mënyrë vullnetare shtuan mjete financiare edhe prindēr dhe anëtarë të Ansamblit. Shuma e grumbulluar në këtë mbrëmje arriti në shifrën 3400 CHF.
Ansambli ‘’TROJET’’ ju falënderon juve vullnetarë zemërmirë dhe natyrisht që aksioni do të vazhdojë edhe me disa forma të tjera të grumbullimit.
Ngushëllime familjeve për anëtarët e humbur në këtë fatkeqësi natyrore dhe dhashtë zoti mos të përsëritet kurrë më!
Ansambli ‘’TROJET’’ do të jetë në solidaritet të plotë me gjendjen.